E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Malaj: Të ardhurat për frymë janë rritur në 10300 euro në vit

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se, “procesi i realizimit të investimeve është në zhvillim dinamik dhe fondet e obliguara dhe të realizuara janë mbi 70%”.

Në përgjigje të pyetjes së deputetes së opozitës Ina Zhupa mbi realizimin e investimeve, ministri Malaj deklaroi se, “shifrat që ju i referoheni nuk janë aktuale dhe procesi i realizimit të investimeve deri në fund të vitit do të ketë nivel të ri”.

Në lidhje me nismën e Partisë Demokratike për minimumin jetik, ministri deklaroi se, “nisma e PD-së ishte e paplotë dhe nuk merrte në analizë të gjithë treguesit dhe mbrojtjet sociale”. Ndaj, tha ai, do të ndërmarrim një nismë të plotë.

Malaj deklaroi se, sipas të dhënave nga institucionet ndërkombëtare të ardhurat për frymë në Shqipëri janë rritur në 10 300 euro në vit.

“Sot qytetarët kanë më shumë të ardhura që mund t’i shpenzojnë për konsum dhe investime private”,u shpreh Malaj. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›