E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbyll fushatën në Librazhd, Rama: Do ju Rilindim!

LIBRAZHD-Rilindje Librazhdit, rilindje fshatit, rilindje bizneseve ishte premtimi që kreu i PS dha sot në mitingun përmbyllës në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 23 Qershorit. 

“Ne së bashku do rilindim Librazhdin, do rilindim fshatin, do sjellim ujin në cdo tokë e parcelë, do ulim cmimet e ushqimeve që sot familjet e zakonshme dridhen kur shkojnë në pazra, do lehtësojmë biznesin e vogël, do bëjmë legalizimet e shtëpive të ndërtuara pa leje, ne do ju Rilindim”.

Kreu i PS bëri thirrje që më 23 Qershor, populli t'i thotë jo tuneleve elektorale.
“Lë t'u japim fund tuneleve elektorale. Ne sot vijmë në këto sheshe që t’i japim fund epokës së rrënimit dhe të hapim rrugën e demokracisë. Unë jam i bindur se këtë shesh e ka mbushur sot krenaria juaj legjitime për këta kandidatë që kemi prezantuar këtu dhe nuk kemi mbushur autobusa si Saliu”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›