Malaj Zgjedhjet vendore ne Shqiperi po kthehen ne nje gare parlamentare

Rreth nje muaj para zgjedhjeve per pushtetin lokal ne Shqiperi ne Shtetet e Bashkuara ndodhet keto dite per nje vizite debuteti i Partise Socialiste Arben Malaj. Zoti Malaj ishte i ftuar per nje interviste ne programin televiziv Ditari.
Zeri i Amerikes Zoti Malaj ju ndodheni per nje vizite ne Shtetet e Bashkuara kur zgjedhjet lokale ne Shqiperi jane shume prane. Cili eshte synimi i vizites tuaj ne Washington kete here
Arben Malaj Gjate kesaj vizite se bashku me kolegun Harasani ne kemi patur mundesi te bejme takime ne Institutin Republikan Amerikan ne Institutin Demokratik kemi takime te programuara ne Shtepine e Bardhe dhe ne Departamentin e Shtetit dhe ajo qe eshte me kryesorja se bashku me nje koleg tjeter do te jemi ne nje forum ne Qendren e Studimeve Strategjike Nderkombetare per te diskutuar rreth shkaqeve te krizes aktuale domosdoshmerise per te dale nga kriza pasojat qe ajo i sjell vendit si ne procesin e integrimit por edhe ne sfidat ekonomike e sociale qe behen me te mprehta dhe disa opsione alternative te cilat mund te diskutohen ne nje forum ku marrin pjese eksperte shume te mire te ketij instituti por duket qe do te kete edhe shume te interesuar te tjere. Do te diskutohet per opsionet me te mira te cilat Shqiperia e ndodhur ne nje krize gati 2-vjecare per shkak te kredibilitetit te zgjedhjeve parlamentare rrezikojne gjithnje e me teper qe te kete kostot e saj ne sfidat e ardhshme te vendit.
Zeri i Amerikes Pikerisht duke i qendruar ketyre ceshtjeve te cilat ju do te diskutoni diten e enjte ketu ne Washington. Gjendja politike ne Shqiperi ka qene teper e tensionuar nga zgjedhjet e kaluara dhe eshte folur gjate kesaj periudhe per nje popull opozitar. Nderkohe Shqiperia ka shenuar nje sere arritjesh natyrisht ne te gjitha sferat qe i takojne te gjithe popullit shqiptar. Si do ta shpjegonit ju kete shprehje popull opozitar
Arben Malaj Besoj edhe ajo qe theksoi zoti Kantrimen ne viziten e tij te fundit ne Shqiperi rezultatet e arritura nga vendi si ne sfidat qe ka patur ai pas krizes se rende te 1997 arritja per tu anetaresuar ne NATO si dhe disa hapa konkrete ne integrimin europian apo ne sfera ekonomiko-sociale realisht jane pjese e te gjitha qeverive dhe cdo ngjarje apo copezim i kontributeve vetem e veshtireson analizen e faktoreve te suksesit dhe kjo i ben me teper me prezent debatet e mbingarkuara partiake per shkaqet e krizes.
Zeri i Amerikes Pikerisht ky polarizim kaq i madh i politikes a ju duket se po shkakton edhe polarizimin e popullit ne Shqiperi dhe natyrisht qe kjo po e demton imazhin e vendit
Arben Malaj Sigurisht qe ne te gjitha takimet por edhe ne forum une theksoj se ndodhem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes jam qytetar dhe politikan i vendit tim dhe nuk kam ardhdur ketu per te sjelle apo eksportuar tensionet e larta politike qe ka ne vendin tim por realisht qe mbaj parasys per te pare ne se mund te dalim nga kjo krize.
U bene dy vjet Parlamenti funksionon ne menyre shume jo-funksionale asnje ligj nuk eshte miratuar per reformat qe kerkohen 12 kushtet e vena nga Bashkimi Evropian per statusin e vendit kandidat jane jashte axhendes se partive politike te gjithe se bashku rrezikojme te deshtojme dhe te mbetemi ne klase per here te dyte per tu bere vend kandidat i Bashkimit Evropian.
Nuk behet fjale thjesht per dicka politike por ceshtja eshte edhe ekonomike. Duke mbetur ne klase per here te dyte ne politikanet i kemi krijuar nje kosto shtese vendit per te patur me shume akses ne politikat dhe ne fondet e BE-se qe asistojne vende ku konkurenca eshte rritur mundesia per te konkuruar e trasheguar ka qene e vogel dhe sfidst jane te medha per biznesin shqiptar.
Zeri i Amerikes Gara me e rendesishme do te thoja eshte ajo per Bashkine e Tiranes. Ka patur opinione te ndryshme ne lidhje me kandidimin e zotit Rama perseri per Bashkine e Tiranes. Cili eshte mendimi juaj
Arben Malaj Per fat te keq eshte kjo ceshtje qe shikohet me shume shqetesim edhe nga diplomacia amerikane edhe nga ajo e Bashkimit Evropian. Per fat te keq zgjedhjet vendore po kthehen ne nje gare parlamentare. Pra partite politike duket se nuk do te jene te interesuara se cilat komuna dhe bashki do te fitojne por sidomos per voten popullore per te mbrojtur pozicionet respektive.
Partise Demokratike do ti duhet vota popullore per te legjitimizuar problematiken e zgjedhjeve parlamentare ndersa Partise Socialiste dhe aletaeve te i saj i duhet shumica e votes se shqiptareve per te gjetur nje mbeshtetje me te plote per qendrimet e saj kritike deri dhe bojkotuese per keto zgjedhje.
Zeri i Amerikes Pikerisht Partia Socialiste duket se po zhvillon nje fushate politike ne vend qe mitingjet e saj te jene nje tribune opsionesh qe ajo ofron per permiresimin e jetes se qytetareve te thjeshte. mendoni per kete
Arben Malaj Une besoj qe nuk mund te bejme pergjegjese opoziten e asnje vendi per kriteret per standartet e zhvillimit te zgjedhjeve ne cdo vend. Aq me teper te zgjedhjeve vendore.
Zeri i Amerikes Jo une e kam fjalen per fushaten dhe opsionet qe paraqet opozita aktuale per qytetaret shqiptare...
Arben Malaj Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj ne qofte se maxhoranca qe i ka te gjitha instrumentat per ta reduktuar kete lloj ambjenti te mbingarkuar politik pra sic eshte theksuar edhe ne raportin e OSBE-ODIHR-it per 2009-en jane tre faktore qe qeveria e keqperdori per zgjedhjet keqperdori administraten publike qe duket se po ben te njejten gje keqperdori fondet buxhetore duket se po ben te njejten gje keqperdori dhe rriti riskun e keqperdorimit te medias qe eshte nje faktor shume i rendesishem ne garat elektorale.
Zeri i Amerikes Megjithate nuk eshte arritur ende nje marreveshje elektorale. Perse opozita nuk i ka permendur me pare keto verejtje qe ju permendet
Arben Malaj Sigurisht qe duhet te kishin dale me perpara por kjo nuk do te thote qe faktet konkrete qe opozita paraqet dhe do ishte shume mire dhe une besoj qe OSBE-ODIHR-i nuk do te vije 3 ditet e fundit te zgjedhjeve por si nje nga institucionet qe ka te drejten ti certifikoje zgjedhjet duhet te asistoje rritjen e pergjegjesise per te bere permiresimet e nevojshme te trajtohen jo thjesht si kerkesa te Partise Socialiste apo te aleateve te saj por si kerkesa per plotesimin e standarteve. Ne se ka probleme ne lista ato duhen permiresuar sa me pare.
Ne qofte se do ja trashegojme periudhes se meparshme ato do te jene faktoret qe pas zgjedhjeve situata politike te jete e njejte ose me e veshtiresuar dhe pikerisht ky eshte shqetesimi me i madh. Edhe ne takimet qe ne kemi patur ketu cili do te jete ambjenti politik pas zgjedhjeve Duket se deri tani agresiviteti politik dhe ngjarjet qe kane ndodhur edhe ne ballafaqimet mes kandidateve te japin pak shprese qe te kemi nje ambjent te permiresuar. Por ne se nuk do te arrijme dot qe te kemi nje ambjent te permiresuar politik fatkeqesisht dhe te jemi te pergjegjshem qe ne menyre te papergjegjshme i kemi krijuar kosto shtese vendit tone.
Zeri i Amerikes Zoti Rama erdhi ne krye te Partise Socialiste me nje fryme te re per nje politike te re. fare te rejash mendoni se ka sjelle ai ne PS
Arben Malaj Une besoj dhe eshte nje debat qe ne e kemi bere publik kemi marre dhe nje lloj pergjegjshmerie publike bashke me disa kolege qe nuk kemi ngurruar dhe kemi kerkuar mireuptimin e anetaresise se Partise Socialiste per te kerkuar qe modeli qe Partia Socialiste duhet te krijonte avantazhin ne opinionin publik te ishte modeli i thellimit te modernizimit te Partise Socialiste pra nje parti e hapur nje parti ne te cilen behet karriere mbi bazen e meritokracise nje parti qe orjentohet nga avantazhet dhe jo thjesht nga deshtimet e qeverise. Sigurisht qe modernizimi i forcave politike eshte nje proces jo i shkurter dhe aq me teper nuk eshte nje akt individual apo i menjehershem.
Zeri i Amerikes A do ti pranoje Partia Socialiste rezultatet e ketyre zgjedhjeve
Arben Malaj Deri tani shohim qe Partia Socialiste publikisht dhe ne menyre te pergjegjshme ka paraqitur shqetesimet e saj per disa elemente thelbesore te logjistikes elektorale edhe vendore. Dhe pergjigja do te jete ne varesi nga menyra se si do menaxhohen sa seriozisht do trajtohen a do shikohen keto si mundesi qe duhen zgjidhur se do te ndihmojne ne ambjentin politik apo do te mbetemi ne ate ngercin e pozicionit strikt te forcave kryesore politike dhe pastaj do te jete e veshtire te kemi nje pergjigje kaq te prere nje muaj para zgjedhjeve.