E Shtunë, 31 Tetor 2026

France nderron jete Stephane Hessel

Stefan Hesel, autor i manifestit të vitit 2010 “Indinjohuni” ka ndërruar jetë.
Pamfleti i shkurtër nxirrte në pah vlerat e rezistencës gjatë pushtimit nazist të Farncës. Duke frymëzuar në këtë mënyrë lëvizjen globale të të indinjuarve. Vepra është shitur në 4.5 milionë kopje në të gjithë botën, ndërkohë që vetëm dy milionë kopje janë shitur në Francë.
Gjatë punës së tij ish diplomati denoncoi rritjen e humnerës mes të pasurve dhe të varfërve, trajtimin e emigrantëve të paligjshëm si dhe tiraninë e tregjeve financiare.
Hesel një aktivist i përjetshëm I së majtës ka mbështetur presidentin Fransua Holond në zgjedhjet e fundit presidenciale në vend.
Filozofi ka lindur në Berlin në 1917-ën dhe mori nënshtetësinë franceze në moshën 20 vjecare. Pai mbështeti rezistencën franceze gjatë luftës së dytë botërore ai u arrestua nga Gestapo në vitin 1941 dhe u dërgua në një kamp përqendrimi.
Pas luftës ai nisi një karrierë diplomatike në OKB dhe moru pjesë në krijimin e Deklaratës Universale të të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›