E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj kritik ndaj lidershipit PS-ja jo jashte institucioneve

Kucove Deputeti socialist ne takim me bazen Humbem disa komuna ne vend

Nje prej deputeteve socialiste Arben Malaj i cili ka shfaqur kohet e fundit hapur qendrimin e tij oponent ndaj kryetarit te kesaj partie Edi Rama ne lidhje me zhvillimet e fundit politike ne vend ka qene mbremjen e djeshme ne qytetin e Kucoves ku eshte takuar me nje grup te rinjsh dhe simpatizante te kesaj partie. Malaj ka zgjedhur te takohet me te rinjte e ketij qyteti per faktin se PS-ja ne kete qytet ka arritur rezultate te larta ne zgjedhje por ne zgjedhjet e fundit lokale humbi per here te pare drejtimin e dy komunave te cilat drejtohen tashme nga PD-ja. Malaj ne fjalen e tij perpara te rinjve te ketij qyteti eshte shprehur se PS-ja humbi komuna ne Kucove ashtu sic humbi dhe ne rrethe te tjera te vendit me gjithe mbeshtetjen qe gezon si force politike. Sipas Malajt keto rezultate erdhen pasi nuk eshte respektuar mbeshtetja publike kur PS-ja ka qene ne pushtet dhe nuk eshte mundur te behet e ndergjegjshme qe duhet te votonte per PS-ne. Nga Kucova Malaj eshte shprehur kunder vendimeve per bojkotimin e Kuvendit. Ne lidhje me kundershtite e disa prej deputeteve mbi bojkotimin e Kuvendit Malaj u shpreh se ne kemi nje debat nuk e fshehim dot jemi disa kolege deputete qe mendojme se duhet te jemi ne Parlament. Ky nuk eshte gjunjezim ndaj Berishes kjo nuk eshte se ne po vemi kokulur pasi na ka vjedhur votat Berisha tha Malaj. Berisha nuk e ka fitoren morale as per zgjedhjet e 2009-s as per zgjedhjet e 2011-s por Berisha vazhdon qeveris dhe qeverine qendrore ndersa tani mori dhe kryeqytetin keshtu qe ne duhet ta mundim po qe ta mundim duhet te jemi se pari ne Parlament. Mendoni ju qe ne te rrime jashte Parlamentit dhe te themi qe ne vitin 2013 ne do ta qeverisim Shqiperine pyeti Malaj. Sipas tij po te njejten gje do te beje dhe Sali Berisha do te dale jashte do te filloje te djege institucionet do te pengoje dhe do ta beje skenarin politik si bene edhe vendet e tjera. Ne nuk do ti japim alibine Sali Berishes pas gjashte vjetesh ne pushtet qe meqe ne jemi jashte institucionit kete te drejte ke dhe ti kur te qeverisim ne perfundoi Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›