Arvizu: Unitet mes palëve në përmbushjen e reformave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
Duke e cilësuar procesin e integrimit si një hap tepër të rëndësishëm për vendin tonë, ambasadori Arvizu theksoi se është e nevojshme për unitet mes faktorëve politikë në mënyrë që të plotësohet të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian.
Nga ana e tij ministri i jashtëm Haxhinasto ka deklaruar se është e domosdoshme hartimi i një pakti kombëtar për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Ai gjithashtu theksoi se një pikë tjetër e takimit me ambasadorin Arvizu ishte dhe plotësimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri.