Klinton uron shqiptaret per Fiter Bajramin
Myslimanet shqiptare marrin nje urim edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit e posacerisht nga sekretarja Hillari Klinton. Ne nje telegram per zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ajo u shpreh urimet te gjithe qytetareve shqiptare te besimit mysliman ne kuader te perfundimit te muajit te Ramazanit. Ky eshte nje rast per te festuar ku myslimanet bashkohen per te reflektuar vlerat e rendesishme te familjes bamiresise dhe komunitetit shprehet Klinton ne mesazhin e saj cituar nga Ministria e Jashtme e Shqiperise. Po sipas te njejtit telegram sekretarja amerikane e Shtetit ka vleresuar punen e madhe te myslimaneve ne cdo cep te globit perfshi brezin e ri te cilet jane te perkushtuar per te forcuar komunitetet ku ata jetojne permes arsimit biznesit dhe zhvillimit. Me pergjithesimin e bere ne paragrafin e fundit drejtuesja e diplomacise amerikane ka nenvizuar keshtu nje vemendje specifike per festat e komunitetit mysliman ne Shqiperi vend qe megjithese zyrtarisht dominohet prej tij percjell ndjenja miqesie ndaj SHBA-se. E njejta gje vlen edhe per Kosoven e cila ia detyron ekzistencen pikerisht Perendimit dhe SHBA-se.