Malaj reagon lidhur me publikimin e pasurisë në media
Nëpërmjet një letre të hapur, z. Arben Malaj dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me “deklarimin e pasurisë dhe numrin e llogarisë”, botuar në një gazetë të përditshme. Pasi bën të ditur se çdo vit ka dorëzuar rregullisht dhe në kohë deklarimin e pasurisë pranë institucionit përkatëse, z. Malaj deklaron se ka mbështetur ligjin që detyron politikanët të deklarojnë pasurinë dhe ajo të jetë e hapur për publikun.
“Në detyrim të transparencës me publikun rreth artikullit: “Ja pasuritë e deputetëve socialistë“ botuar në gazetën xxxxxxxx, dt. 28 Gusht 2009, në plotësim të informacionit për numrin e llogarive të familjes së deputetit Arben Malaj, duke theksuar faktin se kemi 14 llogari bankare, qartësoj:
- Llogaritë bankare të familjes sime janë transparente dhe të krijuara nga burime ligjore.
- Shuma totale në këto llogari është vetëm 5,900 000 (pesëmilionëenëntëqindmijë) lekë. Këto llogari dhe kjo shumë është deklaruar më datë 30.03.2009 pranë institucionit ”INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE”, Tiranë.”
Ndërkohë z. Malaj autorizon edhe publikisht Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive t‘i japë akses në njohjen e deklarimit të këtij viti dhe viteve të mëparshme, çdo të interesuari.
“Për mua si qytetar dhe politikan, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, transparenca me publikun dhe angazhimi mbi parime pozitive në çdo moment të aktivitetit tim qytetar dhe politik, mbeten aleatë të përhershëm”, thotë z. Malaj.
“Shpresoj shumë që preferencat individuale të çdo personi në zhvillimet brenda Partisë Socialiste apo në politikën shqiptare të mos bazohen në fushata negative abuzuese apo me tendenca shpifëse”, thuhet në fund të letrës.
///start///