Malavi i bën pritje madhështore Sejdiut

Republika e Malavit ka rikonfirmuar përkrahjen e fuqishme për popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Mbështetja e këtij vendi u dëshmua me pritjen madhështore që ky vend i bëri presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili, me ftesë të presidentit Bingu Va Mutharika ka nisur të enjten vizitën shtetërore në këtë shtet afrikan.
Presidentit Sejdiu i është bërë pritje madhështore në Aeroportin Ndërkombëtar Kamuzu, ku është pritur nga presidenti Mutharika, si dhe nga mijëra qytetarë të Malavit.
Pas intonimit të himneve të të dyja vendeve, të dy presidentët kanë parakaluar para Gardës së Nderit, si dhe kanë përshëndetur qytetarët e panumërt dhe grupet artistike, të cilat prezantuan gjithë begatinë e trashëgimisë dhe të koloritit kulturor të Malavit.
Për nder të vizitës së presidentit Sejdiu, kryeqyteti Lilongue ishte stolisur me flamujt e Kosovës dhe të Malavit, si dhe me portretet e presidentëve Sejdiu dhe Mutharika.
Në këtë frymë solemniteti e miqësie ka kaluar edhe ceremonia e veçantë e organizuar nga Këshilli i Qytetit Lilongue, në të cilën presidentit Sejdiu në mënyrë simbolike iu dorëzua çmimi “Qytetar nderi”, si dhe iu dha “Çelësi i Qytetit”.
Presidenti Sejdiu, duke pranuar këtë mirënjohje të veçantë, ka thënë se është i impresionuar me pritjen e bërë, ndërsa ka shprehur falënderimin për shtetin e Malavit për njohjen e Kosovës.
“Për ne do të mbetet në kujtesën tonë gjithmonë mbështetja që na keni dhënë dhe miqësia jonë, e cila po ndërtohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë ai.
Presidenti Sejdiu, gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në kontinentin afrikan, do të ketë një agjendë të ngjeshur aktivitetesh. Në orët e pasdites së sotme ai do të këtë një takim kokë më kokë me presidentin Mutharika, i cili, në orët e mbrëmjes, do të shtrojë darkë për nder të kreu të shtetit të Kosovës.
Nesër presidenti Sejdiu do të paraqesë një fjalim në Asamblenë Kombëtare të Malavit, si dhe do të takohet me përfaqësues të tjerë të lartë të këtij vendi.
Presidentin Sejdiu në këtë vizitë po e shoqërojnë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni dhe ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti.