E Diel, 1 Nëntor 2026

Maldivet përgënjeshtrojnë deklaratën e Vuçiç: Nuk e kemi tërhequr njohjen e Kosovës!

Maldivet përgënjeshtrojnë deklaratën e Vuçiç:

Politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli ka shpërndarë një reagim të diplomatit Ahmed Shaheed, i cili thotë se Maldivet qëndrojnë krah Kosovës dhe nuk e kanë tërhequr njohjen.

"Zyra e Presidentit sot ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Faleminderit President Ibrahim Mohamed Solih", shkruan Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare për të Drejtave të Njeriut Ahmed Shaheed.

Shaheed thotë se Presidenca e Maldiveve kategorikisht ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, se njohja e Kosovës është tërhequr.

"Presidenca e Maldiveve përgënjeshtron sot kategorikisht lajmin e Serbisë (Vuçiq dhe Daçiq) se Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Pra Maldivet mbeten pa luhatje, në krah të Kosovës", shkruan Behgjet Pacolli dhe ndan reagimin e diplomatit të Maldiveve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›