Më shumë shpresa për Kiliçdaroglu, tërhiqet nga gara një kandidat për zgjedhjet presidenciale në Turqi
Muharrem İnce është tërhequr nga zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 14 maj.
Ai në një deklaratë për media tha se këtë po e bënte për të mirën e vendit, teksa tha se këtë që ka parë në 45 ditët e fundit, nuk e ka parë në 45 vite. Ndër të tjera ai në fjalën e tij flet për një komplot që mund t'i jetë bërë nga gylenistët (FETO).
"Unë po tërhiqem nga kandidatura. Këtë po e bëj për kombin tim. Përndryshe do të më fajësojnë mua kur të humbasin zgjedhjet. Kam 45 vjet që nuk e kam parë atë që kam parë në 45 ditët e fundit, fatura false, vëllezër që nuk ekzistojnë, imazhe që nuk ekzistojnë, foto…Kërcënime me imazhe. Gjithçka e thënë është mashtrim”, tha ai.
Mirëpo dorëheqja e Ince i jep më shumë shpresa Kemal Kılıçdaroğlu, për të cilin nga sondazhet reultonte se i munognon vetëm 2% për të kapu fitore, 2% e e votave e merrte Ince. Mbetet për të parë se kujt do tja japë 2% voton, Kemal Kılıçdaroğlu apo Erdoganit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
