E Martë, 3 Nëntor 2026

Malësi e Madhe/ Plagosën 28-vjeçarin, arrestohen babë e bir

Policia ka arrestuar  dy autorët e plagosjes së 28-vjeçarit mbrëmjen e së mërkurës (27 shtator) në fshatin Demiraj.

Babë e bir janë arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosën me pistoletë një 28-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj,  arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›