Mali Zi, Serbia, Kroaci e Bosnja deklaratë për zgjerimin e BE
BEOGRAD- Presidentët e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe kreu i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës kanë nënshrkuar sot ne Beograd në praninë e Komisionerit Europian të Zgjerimit Stefan Fyle një deklaratë të përbashkët, ku i bëhet thirrje Bashkimit Europian të mos lenë mënjanë procesin e zgjerimit pavarësisht krizes ekonomike me të cilën po përballet blloku, duke argumentuar se zgjerimi përbën një instrument për të stabilizuar rajonin.
Deklarata u nënshkrua gjate sesionit të 22-të të iniciativës Igman, për perspektivën europiane, bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon.
Deklarata u nënshkrua nga presidenti serb Boris Tadic, ai kroat Ivo Josipoviç, ai malazez Filip Vujanovic dhe kreu i presidencës trepalëshe të Bosnje Hercegovinës Zeljko Komsic, të cilët mbajtën gjithashtu një fjalim gjatë samitit.
Në këtë eveniment ishte i pranishëm edhe Komisioneri Europian i Zgjerimit Stefan Fuele, i cili vizitoi Serbinë dhe theksoi se anëtarësimi në BE është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.
E ashtuquajtura Iniciativa Igman’ është një organizatë jo qeveritare që promovon dialogun rajonal në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës në përpjekje për të mbrojtur vlerat demokratike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)