E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat e qeverise greke prekin sistemin doganor

Reformat e qeverise greke kane prekur sistemin doganor i cili po krijon mjaft problem  edhe ne kufirin greko shqiptar. Krahas grevave te njepas-njeshme  reduktimet e personelit po sjellin probleme  per qarkullimin e njerezve dhe te mjeteve ne kufi. Ne te gjitha pikat e kalimit kufitar te Greqise me Shqiperine nisi  sot nje greve 48 oreshe  e doganiereve  qe bllokon paralizon levizjen e mjeteve. Nderkohe Agjensite e udhetareve njoftuan se do tu sherbejne emigranteve duke kembyer ne te dy anet e kufirit linjat e autobuzeve.

lt--AV--gt

Sherbimi doganor grek po perjeton veshtiresi nga reduktimet  e ndermarra se fundi nga autoritet greke ne kuader te reformave fiskale dhe administrative dhe te shkurtimeve te medha.

Sipas burimeve zyrtare greke ne rajonin e Epirit dhe te Janines  ne sherbimin doganor duhet te ishin aktive 260 te punesuar nderkohe qe aktualisht punojne vetem 135 persona. Sherbimi pritet te reduktohet sipas reformes se parashikuar ne 120 vete cka do ti sillte  funksionimit te doganave greke fqinje me Shqiperine probleme edhe me te medha  ne funksionimin e tyre.

Aktualisht ne te dy anet e kufirit  po shfaqen shpesh probleme me radhet e emigranteve shqiptare kryesisht prej personelit te kufizuar apo nderprerjeve te herepas-hershme te aktivitetit doganor prej grevave te nepunesve greke. Nje greve e tille  48 oreshe ka  nisur sot ne pikat greke fqinje me Shqiperine duke  paralizuar  qarkullimin e mjeteve. Doganieret greke kundershtojne reformat financiare te ndermarra nga qeveria greke  e detyruar nga kriza e rende ekonomike dhe financiare qe ka mberthyer prej kohesh kete vend.

Agjensite e udhetimeve njoftuan se per te mos u prekur nga greva do te kembejne autobuzet e udhetareve ne kufi. Keshtu prej ores 7 te mengjesit te dites se sotme autobuzet e ketyre linjave do ti percjellin nga rrethet e ndryshme te Shqiperise emigrantet deri ne anen shqiptare te kufirit.Me pas do te realizohet kalimi i tyre ne kembe ne kufirin grek dhe  autobuze te tjere te kompanive te ardhur nga Athina do te vijojne udhetimin.

Kompanite e udhetimit thone se po i hedhin keto hapa per te mos thelluar humbjet ne financat e tyre te prekura nga grevat e njepasnjeshme dhe per te lehtesuar levizjen e shqiptareve e cila vijon te mbete e larte. Greva e doganiereve greke sjell nderkaq problem per qarkullimin  tregetar mes te dy vendeve .Dogana shqiptare humbet disa dhjetera mije dollare  ne dite nga mosvjelja e te ardhurave doganore ndersa mjaft sipermarres vihen ne veshtiresi nga pritja ne kufi sidomos per prodhimet shtazore  dhe frigoriferike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›