Gramsh, digjet banesa për shkak të shkëndisë elektrike
GRAMSH- Një banesë është djegur plotësisht në fshatin Porocan në rrethin e Gramshit, pasi u përfshi pasditen e sotme nga flakët.
Të shtatë pjestarët e familjes së Astrit Bajramit, të cilët banonin aty, kanë mundur të dalin mes flakëve pa pësuar lëndime.
Ata nuk kanë mundur të shpëtojnë dot asgjë nga pasuria e shtëpisë së tyre, pasi flakët kanë qenë të fuqishme.
Zjarri i rënë në banesë është vënë re fillimisht nga fqinjët, të cilët kanë dhënë alarmin dhe kanë nxituar për të evituar të paktën tragjedinë në njerëz.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.
(e.m/BalkanWeb)