Mali, arrestohen katër antarë të al-Kaides
Bamako - Katër anëtarë të al-Kaidës janë arrestuar sot në Mali pas përplasjes së kësaj jave pranë kufirit me Algjerinë. Përplasja e forcave të sigurisë me anëtarët e al-Kaidës ndodhi më 26 prill, rreth 60 kilometra larg kufirit me Algjerinë në një zonë të thellë të shkretëtirës së Saharasë. Në këtë zonë operojnë shumë terroristë Tuaregë, të cilët shtegtojnë nëpër shkretëtirë të armatosur.
"Ishte një patrullë ushtarake që ndaloi një automjet të tipit ‘Toyota 4x4’, në të cilën ndodheshin katër personat e arrestuar. Pas një shkëmbimi zjarri, ata u plagosën lehtë, dhe më pas u arrestuan", deklaron një burim i forcave të sigurisë në Mali.