Plagosen dy persona në Shkup
Shkup -Dy persona mbetën të plagosur dje në Shkup, në udhëkryqin në Bit Pazar të qytetit. Policia tha se ngjarja ndodhi pas një grindjeje mes dy familjeve për shkak të një borxhi. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy vëllezër nga Shkupi. Zënka që ka shpërthyer me shkëmbim zjarri ka qenë për shkak të një borxhi jo më shumë se dy mijë euro. Policia nuk ka mundur të arrestojë dy personat që qëlluan me armë, ndërsa i ka shpallur në kërkim.