Rama: Iki nëse nuk fitoj
Tiranë - Edi Rama nuk do të jetë më kryetar i Partisë Socialiste në rast se humbet në zgjedhjet e 28 qershorit. Këtë fakt e konfirmoi vetë kryetari i socialistëve në emisionin “Ora e Debatit”.
Rama deklaroi se nuk i bishton pyetjeve rreth largimit të tij të mundshëm në rast se do të humbasë zgjedhjet.
“Pse bishtim është nëse thuhet po?! Unë thashë po”, iu përgjigj Edi Rama pyetjes këmbëngulëse të moderatorit Peza.
Përfshirja e kreut të socialistëve në listat e kandidatëve për deputet mbetet sërish e hapur, pasi vetë Rama deklaroi se kjo është një çështje që do të zgjidhet publikisht në muajin e duhur.
Lidhur me kandidimin e ish-kryetarit, Fatos Nano, Rama deklaroi se nga listat e PS-së nuk përjashtohet askush, dhe kandidimi apo jo i tij do të zgjidhet në momentin e duhur.