E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, MPB rrëzon ankesat e opozitës

Qytetarët e 14 komunave ku do zhvillohen sot zgjedhjet lokale në Mal të Zi, do të kenë mundësi që edhe në ditën e votimit, në degët e Ministrive të Punëve të Brendshme të marrin dokumentat e nevojshme për pjesëmarrje në procesin zgjedhor.

Kështu bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi duke shtuar se do të ketë shërbime kujdestarie në qytetet e Podgoricës, Barit, Bijello Poles, Beranit, Pljevles, Ulqini, Kollashinit, Rozhajës, Andrijevicës, Danillovgradit, Plavës, Zhablakut, Shavnikut dhe Plluzhinës, si dhe në degët e Tuzit dhe Gollubovcit. “Qytetarët do të mund të marrin dokumentat e identifikimit ose vërtetimet si banor të lagjës, të cilët paraprakisht janë miratuar, në mënyrë që t’iu mundësohet pjesëmarrja në proces zgjedhor,” thekson Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi.

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka hedhur poshtë edhe ankesat e partive opozitare të cilat kanë paraljmruar ed emosnjohje rezultati në rast të presionit ndaj votuesëve. “Vota e fshehtë e qytetarëve është e garantuar dhe mbrohet me ligj. Askush nuk mund ta përcaktoj se kush si ka votuar,” është shprehur Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Ivan Brajoviç. Nëpunësit e autorizuar nga kjo Ministri do të jenë në dispozicion në qytetarëe nga ora 8:00 deri në orën 21:00 kur do jenë të hapura edhe qendrat e votimit.

Agim Popoci < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›