Gara e shqiptarëve për Tuzin dhe Ulqinin

Fushata elektorale ishte e ashpër edhe në Ulqin midis partive shqiptare dhe Koalicionit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Dinoshës dhe Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit. Në Ulqin garojnë nëntë lista, shtatë shqiptare dhe dy lëvizje qytetare. Beteja kryesore për shumicën e ardhshme në këshillin bashkiak të Ulqinit zhvillohet në Anë të Malit. Dy lista kandiduese kryesore janë Forca e Re Demokratike dhe rivali i saj koalicioni “Për Ulqin evropian”.
“Koalicioni “Për Ulqinin evropian” ka habitur shumë njerëz, të cilët e kanë konsideruar edhe bashkërenditje të panatyrshme, por doli e kundërta,” vlerësoi kryebashkiaku aktual, Gëzim Hajdinaga, i cili kryeson edhe listën zgjedhore të këtij koalicioni. “Gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar, në saje të koalicionit “Për Ulqinin evropian” dhe të përkrahjes së Qeverisë malazeze, Ulqini u kthye në shkallën e normalitetit të zhvillimit,” tha Hajdinaga por kështu nuk mendojnë edhe opozitarët shqiptarë, Lidhja Demokratike, Forca e Re Demokratike, Alternativa shqiptare dhe Iniciativa qytetare. Lideri i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu tha se koalicioni “Për Ulqinin evropian” e ka varfëruar dhe shkatërruar Ulqinin, madje sipas tij, ky koalicion nuk ka realizuar asnjë projekt të premtuar në vitin 2006.
Ndërsa në Malësi të Madhe, risi është bashkimi në një listë I tri partive kryesore shqiptare, Lidhjes Demokratike, Iniciativës Qytetare dhe Alternativës Shqiptare.Pas marrveshjes së këtyer partive Kryetari Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj tha se jashtë kësaj liste mbeti Lëvizja për Komunë, e kryesuar nga Angjell Gojçaj, sepse sipas tij, ai kishte kërkesa të papranueshme për subjektet shqiptare.
Kështu pas një fushatë të egër parazgjedhor, në komunën e Tuzit koalicioni qeverisës përballet me listën e partive shqiptare që përfshinë një spektër të gjërë të elektoratit shqiptar, ndërsa në Ulqin, Unioni Demokratik I Shqiptarëve edhe pse në koalicion me partinë më të madhe në Mal të Zi përballë ka një kandidat serioz, Forcën e Re Demokratike .
Agim Popoci < I mëparshmi