Policia serbe arreston 11 shqiptarë në Preshevë
Preshevë -Policia serbe ka nisur këtë të premte aksione të gjera për të arrestuar ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën e Preshevës. Sipas mediave serbe, të cilat kanë publikuar lajmin, aksioni është ndërmarrë të bazë të disa kallëzimeve penale për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjilan. Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se aksioni ka filluar sot herët në mëngjes dhe se ka të bëjë me krimet kundër popullsisë civile serbe dhe joshqiptare në rajonin e Gjilanit, ku janë vrarë 59 civilë. Sipas Daçiçit, janë arrestuar 11 persona dhe janë bastisur 17 objekte. qik