E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet ambasada e Kosovës në SHBA

Uashington -Të martën është hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada e Republikës së Kosovës, e cila është tërësisht funksionale dhe me staf të plotë. Ambasada është vendosur në lagjen “Presidence Plaza” të Uashingtonit. Zyrat e ambasadës së Kosovës nuk gjenden larg Shtëpisë së Bardhë, ndërkaq që, sipas zyrtarëve të ambasadës, tashmë janë instaluar marrëdhëniet e para diplomatike mes tyre dhe ambasadave të shteteve të tjera në SHBA. Që të bëhet funksionale, ambasada ka pasur mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›