Strasburg, PE voton sot rezolutën për zgjerimin e BE-së
STRASBURG- Deputetët e Parlamentit Evropian votojnë sot në Strasburg rezolutën “Strategjia e zgjerimit të BE-së, që ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë”.
Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt,vendi i të cilit e kryeson presidencën e BE-së dhe Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oli Rehn kanë bërë thirrje dje që dyert e Bashkimit Europian të mbeten të hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqinë dhe Islandën.
“Zgjerimi ka dhënë prova se është një ndër politikat më të suksesshme të Bashkimit,”- ka deklaruar Bild në debatin mbi strategjinë e zgjerimit BE, që u zhvillua dje në Parlamentin Europian, në Strasburg.
“Pas zgjerimit të madh që solli rreth 100 milionë qytetarë të ri në BE, vëmendja jonë është fokusuar në vendet e Europës juglindore,- me ndoshta 100 milionë qytetarë të tjerë. Kjo nuk do të ndodhë shpejt apo thjesht. Sfidat e ndryshme që ne përballemi me vendet e Ballkanit Perëndimor janë të njohura mirë. Dhe ne jemi të vetëdijshëm se mes nesh ka nga ato që do të preferonin t’i mbyllin dyert të gjithë këtyere... Unë i përkas atyre që janë të bindur se ky do të ishte një gabim i përmasave historike, përmasat e të cilave do të ndjekin Europën për një kohë shumë të gjatë- tha Bild.
Ai beson se nëse kjo derë duhet të mbyllet, dyer të tjera do të hapen menjëherë nga forca të tjera , dhe ne mund të shohim këtë pjesë të Europës të lëvizë në drejtime që me kalimin e kohës do të ketë pasoja negative për të gjithë ne'.
Bild beson se heqja e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë është një hap i madh dhe shumë i rëndësishëm përpara”. Ai shprehu shpresën se Shqipëria dhe Bosnja do të arrijnë të jenë në gjendje të bashkohen në këtë hap mjaft të rëndësishëm.
”Unë nuk besoj se ne kemi përfunduar ndërtimin e Europës tonë. Unë besoj se duhet të mbetemi një Europë e hapur, dhe duhet të mbetemi të angazhuar në procesin e zgjerimit që sjell qeverisja e mirë, sundimi i ligjit,pajtimi, paqja dhe prosperiteti për të zgjeruar sa më shumë Europën tonë. Kjo është me rëndësi për ta - dhe është me rëndësi për ne. Le të mos harrojmë se kjo do të bëjë të mundur për ne që të qëndrojmë shtatlartë në botë, dhe zëri ynë të komandojë me respekt më të madh në të ardhmen,” - tha Bildt në fjalën e tij.
Nga ana e tij Rehn tha se BE duhet të bëjë një hap të gjatë pritjeje deri javën e ardhshme kur Traktati i Lisbonës të hyjë në fuqi.
“Kjo do të nisë një erë të re në politikën e jashtme të BE-së. Në mënyrë indirekte, ajo do të çimentojë konsensusin mbi zgjerimin e BE-së, bazuar në 3 K,- konsolidimi, kushtëzimi dhe komunikimi - të kombinuara me një kapacitet të përmirësuar për integrimin e anëtarëve të rinj” tha Rehn.
Duke iu referuar procesit të zgjerimit Rehn shtoi se ai ishte një nga mjetet më të fuqishme të politikës së jashtme të BE-së.
Në të vërtetë, kredibiliteti i BE-së si një aktor global ,qëndron ose bie në bazë të aftësisë tonë për të krijuar lagjen tonë. Pikërisht këtu kemi arritur sukseset tona më të shquar gjatë 20 viteve të fundit të transformimit të kontinentit evropian, në ribashkimin e Lindjes dhe Perëndimit, dhe ndërtimin e një Bashkimi të fortë, tha Rehn.
Politika e zgjerimit është celësi kyc i këtij procesi- tha Rehn duke theksuar se kjo politikë, sot, po vazhdon të transformojë Europën juglindore.
Duke patur parasysh krizën ekonomike, të gjithë këto vende mund të ishin kthyer mbrapsht. Por në të vërtetë ato vazhdojnë të ndjekin orientimin europian, me të gjithë zgjedhjet e vështira dhe reformat e guximshme që përfshihen”- tha Rehn.
Ai u bëri thirrje deputetëve të PE për të inkurajuar qeveritë e tyre për të marrë një vendim t ëguximshëm në Maqedoni në përputhje me interesat strategjike të BE-së e cila përfshin edhe procesin e zgjerimit.
Zoti Bildt, gjatë këtij debati, tha se edhe në rastin e Kosovës duhet të lëvizet përpara, drejt përfshirjes në Evropë, ndërsa zoti Ren theksoi se stabiliteti në Kosovë është i ndjeshëm.
(s.g/BalkanWeb)