Të përndjekurit, ndahen 2 miliardë lekë
TIRANE- Qeveria miraton dhënien e dëmshpërblimit për 510 ish-të persekutuar. Në kategorinë e përfituesve, 483 persona janë të burgosur në regjimin e komunizmit me vite të ndryshme burgu dhe 27 të ekzekutuar. Këta të fundit e përfitojnë këtë shpërblim pas ndryshimeve që iu bënë ligjit për dëmshpërblimit, ku u përcaktua që brezi i dytë i tyre ta përfitojnë masën e dëmshpërblimit. Në vendimin e djeshëm përcaktohen dhe se kush do të jetë përfituesi i vërtetë i dëmshpërblimit.
Të ekzekutuarit i takojnë viteve nga 1945 deri më 1960.
Vetëm 9 pjesëtarë të kësaj kategorie nuk arrijnë të marrin asnjë lekë dëmshpërblim, pasi masa e përcaktuar tejkalohet nga përfitimet që këta persona kanë pasur nga ligjet e mëparshme. Masa e dëmshpërblimit është konsumuar duke filluar që nga dëmshpërblimi në lekë, në letrat me vlerë dhe në marrjen e një banese nga Enti Kombëtar i Banesave.
Ndërsa të dëmshpërblyerit për vitet e burgut, janë kryesisht ata persona që kanë plotësuar dosjen e tyre përgjatë gjithë vitit 2008, ndërkohë që vetëm dy persona e kanë plotësuar dosjen e tyre në gjysmën e parë të vitit 2009. Edhe kësaj kategorie, nga vlera përfituese, u është hequr shuma që kanë përfituar nga ligjet e mëparshme.
(emrat janë publikuar sot në GSH)
(BalkanWeb )