Mali i Zi merr neser statusin e kandidatit
Mali i Zi pret që nesër në mbledhjen e Këshillit të Evropës të marrë
zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE.
Komisioni Evropian në fillim të nëntorit rekomandoi që vendit ballkanas t’i jepet ky status.
Por nga ana tjetër KE ka parashtruar shtatë kushte, të cilat duhet të plotësohen nga qeveria e Podgoricës për të nisur negociatat e anëtarësimit.
Brukseli pret që të shohë nga autoritetet malazeze kryerjen e reformave rrënjësore, në vecanti në luftën kundër krimit të organizuar.
Lufta kundër këtij fenomeni dhe korrupsionit është një kërkesë e vazhdueshme që BE ua bën vendeve të Ballkanit, që synojnë të anëtarësohen në Union.