E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, në pranga 5 persona për falsifikim parash dhe drogë

Policia e Malit të Zi arrestoi mbrëmë në afërsi të kufirit me Shqipërinë pesë persona të dyshuar për falsifikimin e 15 mijë eurove dhe trafikimin e 25 kilogramëve drogë.
 

Në pranga përfunduan dy shqiptarë, dy malazezë si dhe një boshnjak por nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve. Gjatë arrestimit 5 personave iu gjetën para të falsifikuara si kartëmonedha prej 50 euro si dhe 25 kg drogë.
 

Aksioni u zhvillua në Tuz, pasi policia kishte siguruar informacionin se droga dhe paratë do të hynin nga territori shqiptar drejt Malit të Zi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›