Fushë Krujë, motoçikleta përplas efektivin e policisë

Një efektiv policie është plagosur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë pasi është përplasur nga një motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Gjolës ku efektivi i policisë rrugore Besnik Mustafa ka qënë në detyrë kur është përplasur nga një motoçikletë e cila drejtohej nga shtetasi Dritan Muça.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak në kryeqytet ku është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të motoçikletës.