Mali i Zi, parregullsi në regjistrimin e popullsisë shqiptare

Të dhënat nga procesi i regjistrimit në Mal të Zi ngrenë pikëpyetje për shqiptarët që banojnë në këtë shtet. Forcat politike shqiptare në Mal të Zi kane shprehur dyshime të theksuara në saktësinë e të dhënave të procesit të regjistrimit të popullsisë që u zhvilluan në fillim të prillit.
Sipas mediave vendase këto parregullsi kanë të bëjnë me pasaktësi numerike, ku nuk tregojnë gjendjen reale të banoreve në Komunën e Ulqinit.
Partia Forca e Re Demokratike paralajmëroi se do të vëzhgojë me kujdes publikimin e të gjitha të dhënave statistike dhe me parregullsitë e mundshme të tyre do ta njohë opinionin e vendit dhe institucionet ndërkombëtare.