Chelsea mund të dënohet?
Chelsea mund të dënohet me heqje pikësh për shkak të mënyrës se si është duke e kërkuar kroatin Luka Modric.
Sunday Mirror spekulon se Tottenhami me në krye Daniel Levyn është duke u përgatitur që ta raportojë Chelsean te autoritetet e Premier Ligës. Ai ia tërhoqi vërejtjen Chelseat në letrën me shkrim që të mos tentojnë të bëjnë ofertë dhe tani ka akuzuar ata për bërjen publike të negociatave.
Chelsea e ka zakon që t`i transferojë lojtarët në mënyrë të "pistë" pasi shembujt nga e kaluara, siç ishte rasti i transferimit të Ashley Cole dhe të Gael Kakutas, na flasin se autoritetet ePremier Ligës kësaj radhe nuk do të kenë mëshirë dhe do të marrin në konsideratë historinë e errët të Chelseat, ndërsa ajo me të cilën mund të përballen Blutë është dënimi me heqje pikësh