Përmendorja e Aleksandrit të Madh, në raportin e BE-së

Brukseli zyrtarë është duke monitoruar situatën midis Maqedonisë dhe Greqisë, sidomos pas vendimit për vendosjen e përmendores së Aleksandrit të Madh në sheshin e Shkupit, hap i cili në Athinë kuptohet si provokim i hapur.
Por, për dallim nga disa euro-parlamentar dhe disa media botërore të cilët vendosjen e statujës e komentojë si “gisht në sy për Greqinë” përfaqësues të BE-së janë më të vëmendshëm në deklaratat e tyre, se cilat do të jenë pasojat për Maqedoninë.
Ndërkohë sipas mediave maqedonase diplomatët evropian nuk e shohin si pozitive vendosjen e përmendores së Aleksandrit të Madh.Ata thonë se kjo do të ndikojë në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit, si dhe mund të jetë me pasojave për procesin e integrimit të Maqedonisënë strukturat euroatlantike.