E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, shqiptarët të përçarë në zgjedhje

Podgoricë-Në Mal të Zi sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 29 marsit. Në garë për të fituar 81 deputetë, janë 16 parti, shtatë koalicione dhe nëntë kandidatë të pavarur. Shqiptarët konkurrojnë me disa lista: Forca e Re Demokratike, Koalicioni shqiptar-Perspektiva, Lista Shqiptare–Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Alternativa shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia e Prosperitetit Demokratik.

Duke qenë shumë parti, shqiptarët rrezikojnë të marrin më pak deputetë, pasi një parti për të fituar një mandat duhet të paktën 2500 vota, ndërkohë që numri i shqiptarëve është rreth 30 mijë persona. “Ne dolëm ne zgjedhje dhe po bëjmë një fushate që është moderne, në kundërshtim me të tjerët që po bëjnë një fushatë banale”, ka deklaruar Mehmet Bardhi, kryetar i partisë Lidhja Demokratike.

Ndërsa Armir Hollaj, kryetar i koalicionit Perspektiva dhe nënkryetari i Unionit Demokratik pranojnë se përçarja do t’iu kushtojë shqiptarëve.

“Kjo njësi zgjedhore me 5 deputetë mund të mbesë pa deputet, për shkak se nuk u bë një koalicion i gjerë”, ka pohuar Hollaj. “Në këto zgjedhje janë paraqitur 6 parti shqiptare qp konkurrojnë për 5 mandate. Por jemi optimist”, është shprehur Metko Zehka, nënkryetar i Unionit Demokratik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›