E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miloshoski:Të respektohet identiteti ynë

Media vendase bën të ditur se ministri i Jashtëm i Maqedonisë , Antonio Milososki i ka kërkuar Greqisë të respektojë identitetin maqedonas. Kjo erdhi pas urimit në kuadrin 25 marsit të përvjetorit kombëtar të pavarësisë nga otomanët. "Dua të uroj ditën e pavarësisë kombëtare për qytetarët e Greqisë, për llogari të popullit maqedonas. Respektoj thellë identitetin e tyre kombëtar dhe pavarësinë, dhe nuk kërkoj asgjë më shumë se të njëjtin respekt për dinjitetin tonë kombëtar dhe pavarësisë. Ne besojmë se këto iniciativa do të kontribuojë në mirëkuptim të ndërsjellët dhe eliminimin e disa keqkuptimeve në të ardhmen. Është një kanal shtesë të komunikimit në një nivel teknik, për të mbështetur dialogun politik midis të dyja palëve," është shprehur Ministri i Jashtëm i Maqedonisë në një konferencë shtypi. Miloshoski propozoi një komision të përbashkët, mbi çështjen e arsimit dhe të historisë, për të cilat ende nuk ka marrë përgjigje. "Ne besojmë se këto iniciativa do të kontribuojë në mirëkuptim të ndërsjellët dhe eliminimin e disa keqkuptimeve në të ardhmen. Është një kanal shtesë të komunikimit në një nivel teknik, për të mbështetur dialogun politik midis të dyja palëve "

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›