E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni PS-LSI, Luis Ayala të dielën në Tiranë, takon Ramën e Metën

TIRANE –  Koalicioni parazgjedhor PS-LSI sjell nesër në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili do të zhvillojë takime të ndara me kreun e PS-së Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së Ilir Meta.

Zoti Ayala dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pritet të takohen në orën 09:30, dhe më pas pritet edhe një konferencë e përbashkët për mediat. Më pas, në orën 10:30 është parashikuar takimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, në selinë rozë.

Pak ditë më parë në Tiranë ishte zëvendës/presidenti i parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, i cili zhvilloi takime të ndara me kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, për t’i përgëzuar ata për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e së majtës shqiptare.

Zyrtari i lartë i PE-së u shpreh i bindur se bashkimi i së majtës është garanci për krijimin e një qeverie të re, që siç tha ai, do të përshpejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›