Vrasja në autobusin e Shkozës, sherri për këngën me zë të lartë
TIRANE – Zbardhet konfliktit që përfundoi me vrasjen me thikë të një 22-vjeçari, pasagjer në autobusin e linjës “Qendër-Uzina e Autotraktorëve” në Tiranë, mbrëmjen e 23 shkurtit 2013.
Sipas Gjykatës së Apelit Tiranë, sherri mes viktimës Sajmir Çedja dhe të akuzuarit për vrasjen Artur Zeqiri ka nisur për shkak se 22- vjeçari Çedja fishkëllente dhe këndonte me zë të lartë në autobus. Për këtë shkak, Zeqiri e ka goditur atë me shpullë. Në vijim, situata ka precipituar derisa, sipas Gjykatës, Zeqiri ka goditur të riun disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Versioni zyrtar i ngjarjes paraqitet në vendimin e Gjykatës së Apelit të kryeqytetit, e cila pak ditë më parë la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të akuzuarin Artur Zeqiri. Ai akuzohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Në vijim paraqitet versioni i Gjykatës për ngjarjen.
“Në datën 23.02.2013, rreth orës 22:00, personi nën hetim, Artur Zeqiri, ka qenë duke udhëtuar në autobusin e linjës “Qendër-Uzina e Traktorëve” për të shkuar në shtëpi. Së bashku me personin nën hetim, ka qenë në të njëjtin autobus viktima Sajmir Çedja. Viktima, duke qenë në orë të vonë në autobus fërshëllente dhe këndonte me zë të lartë. Personi nën hetim, për këtë shkak e ka qëlluar me shpullë viktimën, ndërsa viktima i është përgjigjur duke e gjuajtur me një çadër që mbante në dorë. Në atë moment, personi nën hetim, Artur Zeqiri, ka nxjerrë një thikë dhe e ka qëlluar disa herë në anën e djathtë të gjoksit, duke e lëshuar në dyshemenë e autobusit. Viktima është çuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të goditjeve vdekjeprurëse të marra nga personi nën hetim”, thuhej në vendimin e Apelit.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)