Maliqi-Burgaj Te luftojme krimin ne kufi
Prishtine 18 nentor NOA - Drejtori i pergjithshem i Policise se Kosoves Reshat Maliqi priti sot ne nje takim zyrtar homologun e tij shqiptar Hysni Burgaj bashke me stafin qe e shoqeronte.
Qellimi i vizites se delegacionit te Shqiperise ishte njoftimi me drejtorin e pergjithshem te PK-seper tu njohur me organizaten policore gjendjen e pergjithshme te sigurise ne Kosove ngritjene metejshme te bashkepunimit dhe koordinimit ne luften kunder krimit te organizuar.
Po ashtu delegacioni i Shqiperise do te marre pjese ne ceremonine e diplomimit te gjenerates se pare te zyrtareve policore te PK-se zyrtareve te IPK-se dhe zyrtareve policore te Shqiperise lidhur me trajnimin e sponsorizuar nga shkolla universitare Northuest qe ka te beje me menaxhimin e projekteve pergatitjen e buxhetit menaxhimin e trafikut shperndarjen e resurseve etiken sjelljen dhe komunikimin brenda organizates e cila mbahet neser ne Qendren Kosovare per Siguri Edukim dhe Zhvillim-Vushtrri.
Nga ana e tij Maliqi e informoihomologun e tij nga Shqiperia lidhur me policine e Kosoves situaten e sigurise atje bashkepunimin-koordinimin nder policor dhe per te arriturat e PK-se ne luftimin e krimit e posacerisht krimit te organizuar reformat e bera ne Polici dhe metodologjine e re te punes etj.
Ndersa Burgaj dhe Lauka ne fjalen e tyre cmuan larte punen dhe angazhimin e Policise se Kosoves ne krijimin e gjendjes se sigurise ne Kosove e ne vecanti cmuan lart punen dhe trajnimet e perbashketa te policise se Kosoves dhe asaj te Shqiperise si dhe ne luften kunder krimit te organizuar dhe krimit transkufitar.
n.e/NOA