E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset drejt Lisbones ku do te mbahet samiti i NATO-s

Lisbone 18 nentor NOA - Kryeministri Sali Berisha u nis sot ne mesdite drejt Lisbones per te marre pjese ne samitin e nivelit te larte te NATO-s ne te cilin do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances.

Ne kete samit marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian dhe te institucioneve nderkombetare.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO Artur Kuko dhe zyrtare te tjere te larte.

Te premten Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takimin e Keshillit te Atlantikut te Veriut ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive.

Ndersa paraditen e te shtunes ne vijim te axhendes se samitit Kryeministri Berisha do te marre pjese ne seancen e diskutimeve mbi Afganistanin si dhe ne mesdite ne seancen kushtuar marredhenieve te NATO-s me Rusine qe zhvillohen ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive.

mit/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›