E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malkovich uron kolegët

Për çdo vit, më 27 mars, Instituti Ndërkombëtar i Artit i UNESCO’s - ITI, kërkon nga një aktor ose regjisor i njohur që t’iu drejtohet me një mesazh kolegëve të tij të teatrit nga e gjithë bota. Sivjet këtë mesazh e dha aktori John Malkovich. Ai uroi që puna e kolegëve aktorë të jetë bindëse dhe origjinale.

“Uroj që ky reflektim të bekohet me zemër, sinqeritet, çiltërsi dhe hirësi. Uroj që të kapërceni vështirësitë, censurën, varfërinë dhe nihilizmin - që shumë nga ju do të jenë të obliguar ta bëjnë. Qofshi të bekuar me talentin dhe dëshirën e madhe për të na mësuar për rrahjet e zemrës njerëzore në gjithë kompleksitetin e saj, dhe me përulje e kureshtje për të bërë punën e jetës suaj”, thotë, mes tjerash Malkovich në urimin që iu është dërguar edhe punonjësve të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Uroj që më i miri nga ju të jetë vetëm më i miri nga ne”, thekson tutje Malkovich, dhe “që të ketë sukses në inkuadrimin e shumicës së pyetjes themelore: ‘si mund të jetojmë?”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›