E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja akustike, asnjë masë për parandalimin

Muzika e lartë pas mesnatës vazhdon të jetë shqetësuese për qytetarët. Zona e ish bllokut në Tiranë në fundjavë kthehet në një kaos zhurmash. Qyetetarët që banojnë apo punojnë aty afër janë ata që ndjejnë më tepër zhurmat. Tashmë si zona e ish bllokut e dominuar nga lokalet e natës ashtu edhe zona të tjera të kryeqytetit kanë këtë nivel ndotje akustike. Edhe pse denonicmet e bëra në RTV “Ora News” apo sinjalizimet e dhëna në polici kanë qënë dëshmi të shqetësimit të banorëve, nuk është bërë agjë për të përmirësuar këtë situatë. Ekzisenca e një ligji ngarkon përgjegjësitë, por deri tashmë kaontrollet për gjoba apo për mbylljen e aktiviteti për subjekete që shkaktojnë këtë ndotje, nuk janë ushtruar. Në këtë rast, ministria e Mjedisit, ajo e shëndetësisë, Policia e Tiranës dhe ajo bashkiake janë institucionet që duhet të ushtrojnë kontroll në zonat më problematike.
Qytetarët shpehen të shqetësuar se nuk po gjejnë zgjidhje ndërkohë që kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve. Ndotja akustike vazhdon të jetë në këtë nivel ekstreme, si për banorët e zonës së ish bllokut, zonat e tjera dhe ato periferike. Edhe pse pasojat e ndotjes akustike janë të shumta, ende nuk kemi ushtrimin e kontrolleve apo marrjen e masave ndaj këtij fenomeni.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›