E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, arrestohet 39-vjeçari, dhunonte sistematikisht të atin

MALLAKASTER - Një 39-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar paraditen e sotme nën akuzën e dhunimit të babait të tij 70-vjeçar.

Ngjarja është shënuar në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku mësohet se 39-vjeçari ka goditur me mjete të forta babain e tij, i cili kishte marrë edhe urdhër mbrojtje nga Gjykata Fierit, pasi ishte dhunuar dhe herë të tjera nga i biri.

Shkak i dhunës kanë qenë konfliktet e herëpashershme. Astrit Licaj, tashmë do të përballet me akuzën, “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›