E Diel, 1 Nëntor 2026

Masive gurësh në afërsi të tunelit të Kalimashit, bllokohet një aks i rrugës

KUKES - Shembjet masive të gurëve në afërsi të tunelit të Kalimashit, kanë bllokuar njërin aks të rrugës Kukës-Kolsh. Shembja e gurëve ka ardhur si pasojë e shirave të dendur, një situatë e ripërsëritur kjo ditët e fundit.

Rruga është bllokuar, duke sjellë edhe bllokim të lëvizjes së automjeteve në njërin kah, si dhe duke krijuar radhë të gjata. Shkak i bllokimit është bërë edhe mungesa e rrjetave mbrojtëse, në anë të rrugës, duke sjellë në çdo rast të reshjeve të shiut bllokim të aksit Kukës-Kolsh.

Nga Drejtoria e Rrugëve bëhet e ditur se po ndërhyhet me fadromë, për zhbllokimin e këtij segmenti.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›