E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perserisim suksesin fitore edhe ne zgjedhjeve e vitit 2011

22-11-2010 / Gazeta 55

Prag zgjedhjesh lokale ministri Pollo takime ne Kucove dhe Cukalat

Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit njekohesisht deputet i Qarkut te Beratit Genc Pollo mori pjese diten e djeshme ne nje takim ne komunen Perondi te rrethit te Kucoves me simpatizante te Partise Demokratike dhe banore te kesaj komune. Ministri Pollo ishte i shoqeruar nga deputeti Mehmet Xheka dhe drejtues zonale te partise demokratike te Kucoves. Ne kete takim i pranishem ishte edhe ish-kryetari i suksesshem i komunes se Perondise Rexhep Haderi i cili gjate periudhes 1996-2000 ka korrur sukses ne qeverisjen e kesaj komune. Ai eshte kthyer se fundi nga Amerika ku jetonte prej disa vitesh.
Ministri Pollo gjate ketij takimi me simpatizante te partise demokratike te komunes Perondi te rrethit te Kucoves eshte ndalur gjithashtu ne zgjedhjet e majit te vitit te ardhshem. Pollo gjate fjales se tij theksoi se edhe pse jemi ende heret per zgjedhjet e majit te vitit te ardhshem e rendesishme eshte qe te jemi te pergatitur per te fituar jo vetem komunen e Perondise por edhe disa komuna te tjera ne rrethin e Kucoves.
Me tej gjate fjales se tij ministri Pollo tha se Partia Demokratike ka nje pervoje te shkelqyer ne drejtimin e komunes se Perondise ku edhe pse ne nje periudhe te veshtire per vendin ajo gjate viteve lsquo96-lsquo2000 eshte drejtuar nga nje drejtues nga me te suksesshmit e PD-se ne rrethin e Kucoves.
Ne vijim te takimeve te tij ne Qarkun e Beratit Ministri Pollo u ndal dje edhe ne komunen Cukalat te rrethit te Beratit. Komuna Cukalat eshte nje prej komunave ku fitorja e Partise Demokratike ka qene e padiskutueshme dhe investimet e Qeverise nuk kane munguar si ne infrastrukture rrugore ashtu edhe ne subvencionet bujqesore.
Ministri Pollo gjate fjales se tij tha se komuna e Cukalatit eshte nje prej komunave me te rendesishme te rrethit te Beratit ku investimet ne infrastrukturen rrugore do te vazhdojne edhe me tej gje qe do te bej te mundur lidhjen e komunes me fshatrat e tjere perreth. Ministri Pollo tha se te gjitha premtimet qe kane bere me pare ne kete komune i kane mbajtur sic eshte rruga qe lidh qendren e komunes me fshatin Allambrez por gjithsesi ne kohet ne vijim do te mundohemi te bejme edhe me shume per kete komune qe gjithmone i ka besuar voten e saj kandidatit te PD-se. Gjate ketij takimi Ministri Pollo ka kujtuar banoreve te kesaj komune edhe rregullat e liberalizimit te vizave ku i ka kerkuar te pranishmeve te mos i shkelin rregullat dhe te mos aplikojne per azil ose per pune perndryshe mund te penalizohen dhe vendi yne mund te futet ne listen e zeze te BE-se.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›