E Martë, 3 Nëntor 2026

Mallorca e Vedat Muriqit eliminon liderin e La Ligës nga Kupa

Mallorca e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit ka surprizuar liderët e La Ligës, skuadrën e Girona-s duke e eliminuar nga Kupa e Mbretit, duke fituar 3-2 dhe duke siguruar një vend në gjysmëfinale të kompeticionit.   

Në ndeshjen çerekfinale, Larin 21’ dhe Prats 28’ e 35’(me penallti) në pamje të parë e bënë gjithçka të thjeshtë. Por zëvendësimet e bëra nga trajneri i Girona-s si dhe dalja me karton të kuq  e qendërmbrojtësit Raillo ndryshuan të gjithë skenarin. Megjithëse shëno dy herë, me Stuani 68’ me penallti dhe Savio 90’+6, Girona u dorëzua, Mallorca vazhdon më tej.

Në minutën e 72-të, trajneri i Marrorcas, Javier Aguirre hodhi në fushën e lojës edhe sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, në vend të Abdon Prats.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›