E Martë, 3 Nëntor 2026

Bie nga kati i 2-të i banesës, humb jetën 50-vjeçarja në Tiranë

Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Allaman Dervishi” kur shtetasja me inicialet K.M ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i shtëpisë së saj, gjë e cila ka rezultuar fatale për të.

“Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.   

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›