E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mallrat e konsumit, indeksi i çmimit pësoi rritje në muajt e parë të vitit

Në muajt e parë të vitit, indeksi i çmimit të mallrave të konsumit pësoi rritje.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky tregues u rrit me më shumë se 1%.

Kjo situatë është ndikuar nga rritja e çmimit të grupit të ushqimeve kryesisht, ku rritjen më të madhe e pësuan zarzavatet, mishi, por dhe qumështi, djathi e vezët.

Kjo rritje çmimesh ka rënduar xhepin e qytetarëve korçarë, kryesisht pensionistëve. Për të lehtësuar këtë barrë, nga ana e qeverisë, për ta u ofrua edhe një bonus.

Rritje të çmimeve kanë pësuar edhe pijet alkolike dhe duhani si dhe një grup tjetër ku përfshihe mobiljet, pasisjet shtëpiake dhe ato të mirëmbajtjes.

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/    

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›