Malmstrom: Dialogu për vizat me Kosovën, më 19 janar 2012

Kjo datë i’u propozua Ministrit të brendshëm të Kosovës nga Komisioneria për Çështje të Brendshme
Burimet e Komisionit Evropian në Bruksel kanë konfirmuar se dialogu për liberalizim të vizave me Kosovën, do të fillojë më 19 janar të vitit të ardhshëm.
Kjo datë i është propozuar Ministrit të brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e Komisioneres për Çështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom.
Komisioni Evropian në këtë mënyrë ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm për nisjen e dialogut, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera, që Kosova duhet të plotësojë për arritjen e synimit për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.
Aktualisht, nga vendet e rajonit, vetëm Kosova nuk është e përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza për në zonën Shengen të BE-së, raportojnë mediat në Prishtinë