E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrom: Dialogu për vizat me Kosovën nga mesi i janarit

Komisioni Evropian ka njoftuar se dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën do të nisë vetëm pasi të jetë vërtetuar se ky shtet ka bërë vërtet progres. Kon?rmimi ka ardhur nga komisionarja për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom, gjatë një konference me gazetarët në Bruksel.
Kjo përfundimisht hedh poshtë atë që ka theksuar shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila vazhdimisht ka folur për "pako shpërblyese" që do t`i japet Kosovës nga Bashkimi Europian dhe në të bën pjesë edhe nisja e dialogut për vizat.
Malmstrom ka deklaruar që dialogu nis nga mesi i janarit 2012, ndërsa qeveria e Kosovës kishte thënë se kjo do ndodhë në fund të këtij viti.
Komisionarja për Çështje të Brendshme në BE, ka thënë se Kosova ka arritur progres të madh, dhe vetëm pasi kjo është veri?kuar, ata e kanë informuar Këshillin që tani Kosovës mund t`i hapet drita jeshile për vizat.
"Javën e kaluar një ekip i Komisionit ka qenë në Kosovë. Ne i kemi kërkuar Kosovës që të arrijë progres sa u përket të kthyerve… Ekipi jonë na ka informuar që Kosova tani ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë çështje, ndërsa këtë ia informuam edhe Këshillit të BE-së. Kështu ne tani mendojmë që duhet nisur dialogu për vizat me Kosovën. Ne do të kontaktojmë me autoritetet kosovare për të caktuar një datë të saktë për nisjen e këtij dialogu, që unë besoj se mund të jetë diku rreth mesit të janarit" ka theksuar Malmstrom.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›