Maloku e çon në Kushtetuese shkarkimin e tij

Fadil Maloku vazhdon të kontestojë vendimi i presidentes Atifete Jahjaga për shkarkimin e tij nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Maloku, vendimin e presidentes Jahjaga, për shkarkimin e tij nga KQZ-ja, e konsideron antiligjor, antikushtetues dhe antishtetëror. Ai paralajmëron se të hënën do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me ankesë.
“Unë tani lëndën me duhet ta procedoj në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar të drejtat e mia, si anëtar i një institucioni të pavarur, të cilin as Presidentja e vendit (në periudhën e zgjedhjeve) nuk mund ta shkarkojë”, thuhet në deklaratën për media të Malokut.
Presidentja e vendit, me kërkesën e Grupit parlamnetar të Koalicionit për Kosovë të Re, më 6 shtator i ka ndërprerë Malokut mandatin i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës./Indeksonline/