PDK-ja në Lipjan zyrtarisht përgjysmë

Një pjesë e anëtarësisë pritet që sot ti shkëputet degës së PDK-së në Lipjan. Këtë e konfirmoi për Indeksonline, ish kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Fitim Selimi.
Nënkryetari i PDK-së në Lipjan, thotë se 10 anëtarë të degës do të dalin nga PDK-ja, nga gjithsej 15 sa janë. Ai tha se zyrtarisht sot do të largohen edhe 19 anëtarë nga Këshilli drejtues i degës. Sipas tij, krejt kjo në shenjë pakënaqësie për emërimin e Shukri Bujes për kryetar të komunës.
“Qytetarët e Lipjanit kanë menduar se emërimi i zotit Buja nuk është zëri i tyre. Ashtu kanë menduar edhe 10 anëtarët e degës e 19 anëtarët e Këshillit drejtues, të cilët po ikin nga kjo parti. Dorëheqje kam dhënë edhe un. Sipas qytetarëve lipjanas ne kemi qenë zëri i tyre, por ashtu nuk mendoi dikush tjetër. Ne kemi menduar që të sjellim kuadro dhe qasje më pozitiv”, tha Selimi.
Ai pretendon se, siç thotë ai, zëri i qytetarit kësaj here nuk do të lejojë edhe për një mandat tjetër që në krye të komunës të jetë Shukri Buja.
Selimi nuk tregon, nëse do ti bashkohen ndonjë subjekti tjetër polik, apo do të formojnë parti tjetër. “Tash për tash do të paraqesin dorëheqjen, më pas shohim”, thotë Selimi. /M.B/ /Indeksoline.