E Diel, 1 Nëntor 2026

Malouda: Drogba shkakton frikëSulmuesi i Chelsea, Didier Drogba, admirohet edhe nga shokët e ekipit të tij

Rrjetet sociale:

I pandalshëm dhe frymëzues i jashtëzakonshëm qysh prej fillimit të sezonit me Chelsea, Didier Drogba, admirohet edhe nga shokët e ekipit të tij, dhe pikërisht nga Florent Malouda.

Anësori francez nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë gjatë një interviste për gazetën britanike “The Mirror”.

“Së bashku edhe me John Terry dhe Frank Lampard, ai është nga lojtarët tanë të klasit botëror. Të gjitha ekipet kanë frikë nga ai. A shënon shumë gola. Po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe është me të vërtetë i lumtur. Është më i fortë se kurrë”.

 Chelsea ndodhet aktualisht në vendin e parë në Premier League.

Numri i klikimeve - 4966
  E Enjte, 05 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›