Mami të bën VIP që në foshnjëri, mjafton pak fantazi (FOTO)
Një fëmijë duke fjetur është bërë i famshëm në faqet e web-it pasi nëna e tij artiste e ka paraqitur atë në disa foto të rrethuar nga skicat që ajo mendon se i biri po ëndërron.
Ai po bën një gjumë të qetë dhe nuk e ka idenë se nëna e tij është duke e përdorur atë si muzën e saj.
Vincent Enersen ka ende për të mësuar të flasë dhe të eci, por nëna e tij Adele, nga Helsinki në Finlandë, e ka bërë tashmë atë një yll në internet duke e interpretuar ëndrrat e tij duke përdorur fotot e tij në një iPhone të marra në gjumë shoqëruar me skica.
Pas marrjes së një foto të Vincentit në gjumë, Adele pastaj bën një skicë rreth imazhit që ajo mendon se është duke u vërtitur në ëndrrat e fëmijës së saj.
Këto skica- foto mbresëlënëse kanë provuar të jenë një hit i madh, pasi zonja Enersen filloi postimin e tyre në blogun e saj.
Midis ëndrrave ajo ka përshkruar është një skenë ku tregon se Vincent ka veshur një palë kufje të mëdha.
Një tjetër tregon Vincentin duke luajtur tingujt me violin nëpërmjet këmbëve të tij.
Ndërsa një foto e Vincentit duke hedhur sytë mbi një gardh është një nga më të popullarizuarat.
Në Facebook në faqen e saj Adele thotë: “Si një vajzë e vogël unë kam qenë gjithmonë duke thënë histori (kryesisht për veten time).
“Fëmija DJ”
Edhe pse ajo nuk është trajnuar zyrtarisht si fotografe, Adele bëri shkollën e artit, por shton: “Unë e konsideroj veten më shumë një tregimtare, kështu që kamera është vetëm një nga mjetet që unë përdor. Unë vërtet e aadhuroj shkrimin dhe krijimin e ideve.
Djaloshi i famshem i Facebook-ut
Engjelli i vogel fotot e te cilit jane te skicuara nga e ëma
Arisa Liço/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: